Revolucion në merkaton 2018, datat kur mbyllet në ligat më të mëdha

Goditje milionere, negociata, yje që synohen dhe të tjerë që ëndërrohen. Merkato ka marrë një rëndësi jetike në futbollin modern.

Nga shifrat e çmendura që qarkullojnë në Angli, te kalimi i bujshëm i Kristiano Ronaldos te Juventusi, dredhia e Barcelonës me Malkom apo ofertat milionere të Realit për të nisur një cikël të ri. Të tjerë klube “big” që presin dhurata, të cilat mund të ndryshojnë fatet e sezonit. Por, deri kur mund të operohet në merkato?

Premier Liga është ajo që e mbyll më shpejt afatin e transferimeve: në datën 9 gusht, ora 18:00. Pasi kampionati në Angli të ketë nisur, askush nuk mund të blejë më lojtarë. Kjo datë është një revolucion më vete në ishull.

E dyta në listë është Seria A. Klubet kërkuan që merkato të mbyllet para startit të kampionatit dhe Liga e Futbollit caktoi orën 20:00 të datës 17 gusht.

Bundesliga gjermane, Liga e Parë franceze dhe Liga spanjolle e mbyllin afatin e transferimeve më 31 gusht, por në kohë të ndryshme. Në Gjermani merkato përfundon në orën 18:00, ndërsa në Francë dhe Spanjë në mesnatë.

Në muajin shtator radhën për të mbyllur merkaton e kanë Turqia më datë 1, Holanda në 2 dhe Rusia në datën 6.

 

Kampionati        Data e mbylljes
Premier Liga        9 gusht, ora 18:00
Seria A                17 gusht, ora 20:00
Bundesliga         31 gusht, ora 18:00
Liga e Parë         31 gusht, ora 24:00
La Liga                31 gusht, ora 24:00

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online