Revoltë e tifozëve: Të largohen maskarenjtë!

Olsi Avdiaj

Shporruni! Kjo është fjala e vetme që dominon në të gjithë rrjetet sociale. Grupime, individë dhe i gjithë populli bardheblu ka reaguar shumë ashpër në rrjetet sociale. Të gjithë shfryjnë, ndërkohë që të tjerë kërkojnë qetësi. E para që reagoi pas kalimit në Kategorinë e Parë ishte faqja “Tirona”. Kjo faqe ka publikuar një video ku demaskon dhe masakron drejtuesit bardheblu dhe kërkon largimin e tyre nga skuadra. “Ultras Tirona Fanatics” e ka me të gjithë dhe kërkon largimin e tyre, duke shkruar: “Staf lojtar drejtues …”. Grupimi West Boys 1986 ka shkruar një deklaratë ku kërkon nga të gjithë qetësi: “Sot në ditët më të vështira të historisë tonë, ne dimë të qëndrojmë më të fortë se asnjëherë më parë, se na karakterizon kryeqytetaria. Njerëzit e fortë njihen në ditë të vështira. Sot nuk është momenti të merremi me sulme ndaj askujt. Ne jemi dhe do ngelemi Tirona Kampione dhe pa ne s’ka vlerë futbolli, sporti dhe çdo gjë në Shqipëri. Tirona është zemra e çdo çuni tirone dhe do ngelet e tillë, deri në vdekje. Akoma s’ka mbaruar gjithçka …”.
Shumë të ashpër kanë qenë tifozët e veçantë në faqen zyrtare të klubit në “Facebook”. Të gjithë kërkonin largimin e drejtuesve dhe skuadrës.

Finalja – “Tirona Fanatics” janë gati për t’i vënë flakën stadiumit më 31 maj në finalen e Kupës. Akoma nuk kanë zbuluar planin, por ata do të shpërthejnë në adresë të presidencës dhe klubit. Pritet një reagim i fortë që me të gjitha gjasat do të tundë nga themelet klubin bardheblu, duke filluar që nga presidenti e deri tek lojtarët.

Ja disa nga komentet më të spikatura të tifozëve
Fatjon Dautaj Mjaft me sharje! Respekti për fanellën e Tironës duket në ditë të vështira. Kanë ra nga superiorja ekipe me traditë në Angli, Gjermani, Itali, etj. Ka ene momente të tilla në një klub gati 100-vjeçar. Puna osht që të mos e braktisim këtë fanelle ene këtë emër, por të bohemi bashkë, ene ta rikthejmë Tironën në Superligë dhe në majat e futbollit shqiptar, ashtu siç ka qenë. Sa mo shpejt të rikthehemi ene bazat vihen që tashti! Të dua Tironë!
Anila Masha Sikur ju dhe ne te luanim çdo ndeshje si sot mbase do ishim përballë për kupën jo për mbijetesën.
AmaRildo HaSa I vraftë zoti këta të mëdhejtë që e sollën ekipin e Tironës në këtë gjendje.
Elvis Lula Klasikja vazhdon në Kategorinë e Pare Vllaznia B – Tirana.
Tan Dervishi Tirona u shit vetëm prej stadiumit, morri të luj rehat, e k… e bashkisë të mos paguajë paret. Bravo Refik komunisti. Bravo lali Eri. Botë atë që s’e boni komunizmi për 50 vjet.
Mateo Tirone M’ka kap ankthi, tensioni po iki spital o ju mallkoftë i modhi për gjithë ça po heqim. Ne t’u na ra atak nga mërzitja. Morëm traum, o Allahu ju paftë kush e boni këtë tragjedi.
Endri Shehi Po shifja atë ish presidentin……. që po qeshte ene takonte zyrtarë të qeverisë. Atë, o për ta shajt ene me llafe mo të nyta. Po unë s’jam nga ato tipa. I ke bo për ilaçe mijëra tifozë Tirone që të boftë Zoti gazep ishalla.
Anila Masha A i lexo ndonjë herë o Rid komentet tona. Atë që i bone ti Tironës s’ja boni dot komunizmi për 50 vjet. Kurrë s’kam mallku si sot e jo deri me jetën. Na hoqe zemrën venit, na çove tensionin, na bëre të qajmë, po kurrë si ke bo ditët të na ulësh kokën.
Geni Metalia Nuk e meritonte një ekip si Tirana që është kryeqyteti i Shqipërisë të binte nga kategoria. 24 herë kampione nuk e meriton
Mirel Tugu Nuk besoj se mund ta shlyni ndonjëherë këtë që keni bërë: drejtues, federatë, lojtarë, trajner, etj. U bashkut të gjithë për të bërë atë që s’e bëri dot dhe një regjim.
Hermes Kishari Nga gjithë kjo situatë që po ndodh me ekipin, shpresoj vetëm që “Fanatics” dhe të gjithë tifozët e Tironës së Modhe të bohen bashkë. Të jena në një mendje. Gjithë ato spektakle të krijuara. Padyshim, ne nuk e meritonim. E di që kjo që ndodhi sot nuk zhbëhet, ama mendoj që duke parë që presidentin e kemi “kundër”, kryetarin e bashkisë e kemi tifoz të morrave, duke parë të gjithë tifozët e ekipeve të tjera (që Tirona i ka zgërdhi kët u e 100 vjet gjithë jetën, d.m.th). Duke pa këto gjona unë mendoj që hajdeni të gjithë të jena me një mendje ta mbështesim. Të gjithë bashkë ta cojmë këtë ekip sërish aty ku duhet dhe të qajmë të gjithë bashkë, por jo si sot. Ato të jenë lot gëzimi. Nuk kena ç’e dum në Superiore një ekip që hap portën para Kukësit. Nuk kena ç’e dum një ekip si jemi. Dhe të gjithë atyre që s’besojnë apo që tallen i them që Tirona do ngrihet, do bohet. Ky turp kurrë s’do harrohet. Ama do bohet. Do jemi të gjithë bashkë aty ku e kena venin. Nuk je trendi i një kohe t’i je vetë histori. 27 hërë kampione. Askush nuk osht si ne. #forcatirona
Genc Shkodra A s’ka turp ai … që e quan veten president të kthehet në Tironë?! Ky njeri i vogël injorant që na çoi aty, ku askush se kish ç’u nëpër mend?! Dikush kërkon ta marrim me qetësi. Po si ta marrim, kur ky ishte i pari që shiti Tironën te politika. Aty ku askush nuk e çoi kurrë. Tirona është dhe ka qenë opozita e vërtetë. Tashme e hoqën qafe me ndihmën e njeriut të vogël injorant dhe fodull që është në krye. Turp për të dhe turp për ne, nese nuk reagojmë fort derisa të iki. Dështoi!
Donald Arapaj O Refik Halili! As shoku Enver, Mehmet e Kadri me kompani nuk ja dolën dot me nxjerrë Tironën tonë në kategori të dytë. Ja dole ti Paloço. Tuuuurpi do të gjëmojë sa të kesh jetën. Hajdut me çizme. Për ju të tjerët që boni sikur ju vjen gjynof, shifni hallet tuaja s’e s’kena e pas, e nuk do kena nevojë për gjynof. Do të rikthehemi shumë shpejt e më të fortë se kurrë sa të shporrim “morrin” që kemi për president me demek.
PS: Tirona është më shumë se një klub futbolli. Tirona është vetë historia e kulturës sportive, dinjitetit, sakrificës, grintës, përkushtimit dhe garës së ndershme, deri në sekondën e fundit.
Përgjithmonë me ty Tironë. Tirona zemra jonë.
Erion Huqi Sot nuk ra Tirona si klub një kategori më poshtë!!! Sot ra presidenti bashkë me stafin e tij. Hoqën Dajen se ishte në vend të katërt, e morën Josen që e çoi në vend të 9-të. Halili që kur e mori përsipër vetë Tironën, e tregoi shumë mirë që nuk di të menaxhojë një klub, një emër, një simbol, një histori. Tirona prapë do të shkoj aty ku i takon, por Halili duhet ta kuptojë se nuk bo për këtë Tironë. Tirona nuk është biznes, por institucion!!! Me kokën lart dhe pa Refik Halilin.
Eugent Demiri O Refik… nëse të ka ngel një çik sedër, ik nga kjo Tironë … Boje konferencën e dorëheqjes sa më shpejt vetëm ashtu mund të na e lehtësosh dhembjen

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *