Reshje shiu dhe pasiguri në pistën e Silvestrone: Anulohet një garë MotoGP mbas 28 vitesh!

GP e Britanisë është shtyrë si pasoje e reshjeve të shumta dhe kushteve të vështira të pistës së Silvestrone. Hera e fundit që një garë e klasit të parë anulohej plotësisht, ishte MotoGP e Austrisë në vitin 1980. Reshjet e shumta të dëborës e bënë të pamundur zhvillimin e garës në kushte normale dhe zyrtarët vendosën për të pezulluar garën.

Një rast tjetër është dhe Gara e Malajzisë së vitit 2011, ku humbi jetën piloti italian, Marko Simonçeli. Gara përfundoi, por pasi u mor vesh vdekja e pilotit, zyrtarët vendosën që të mos e regjistronin si një garë zyrtare.

“Pas një takimi midis zyrtarëve të Dorna, IRTA dhe motoçiklistëve të MotoGP, u mor vendimi për të anuluar e GP së Silvestrone, për shkak të kushteve që konsiderohen të pasigurta”, reaguan zyrtarët në sajtin e MotoGP. Vendimi u mor dhe për garat e Moto2 dhe Moto3.

Gjatë diskutimeve të ndryshme u hodh dhe ideja për zhvillimin e garës ditën e hënë, por zyrtarët vendosën për të pezulluar përfundimisht Garën e Britanisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *