Pas çdo jave të mbyllur të kampionatit shqiptar, “Sport Ekspres” do të sjelli edhe lupën e vëzhgimit për të parë sesi po ndikon risia e re e “Abissnet Superiore”. Po aq sa emri, e veçanta e këtij viti është futja e VAR. Tashmë arbitrat do ta kenë më të lehtë nga njëra anë për të marrë vendimet e tyre, ndërsa nga tjetra kanë më shumë përgjegjësi për të mos gabuar. Por si do të ishte situata pa VAR-in në Superiore? Për të treguar renditjen e plotë me pikë pa këtë teknologji do të ishte e pakuptimtë, pasi nuk mund të parashikojmë sesi do shkonte fati i ndeshjes.
Por kemi zgjedhur që të veçojmë rastet pro dhe kundër kur VAR-i ka ndërhyrë për të kthyer tërësisht vendimin e parë të arbitrit. Pra nëse arbitri akordon gol dhe VAR i tregon se bëhet fjalë për pozicion jashtë loje. Si momente kulminante dhe që ndikojnë në renditje kemi zgjedhur penalltitë, kartonin e kuq dhe sigurisht, akordimin e anulimin e golave.
Nga ky vëzhgim shohim se në katër ndeshjet e para Partizani ka përfituar më shumë nga hyrja e VAR, megjithëse në mënyrë paradoksale nuk e ka marrë ende fitoren e parë. Ndërkohë Kastrioti është “e penalizuar” më tepër nga rishikimi i pamjeve.
Partizani +3 (Penallti ndaj Teutës dhe Skënderbeut, kartoni i kuq për Dinamon)
Vllaznia +2 (Penallti ndaj Laçit, kartoni i kuq për Todorovskin)/ -1 (Penalltia e anuluar me Teutën)
Kukësi +1 (Penallti ndaj Teutës)/ -1 (Goli i anuluar ndaj Teutës)
Dinamo +1 (Goli i dytë i Cinedou ndaj Kastriotit)/ -1 (Kartoni i kuq ndaj Partizanit)
Teuta +2 (Penalltia e anuluar për Vllazninë, goli i anuluar i Kukësit)/ -3 (Penalltia e dhënë për Partizanin, kartoni i kuq ndaj Vllaznisë, penallti e dhënë për Kukësin)
Egnatia +2 (Goli i hequr i Tiranës, kartoni i kuq i Kastriotit)
Laçi -1
Kastrioti -2
Skënderbeu -1
Tirana -1