Komentohet braktisja që Taulant Xhaka i bëri Shqipërisë, Ahmataj: Ka lojtarë që e marrin rrugën në këmbë për Kombëtaren

Taulant Xhaka zgjodhi që të braktis Shqipërinë dhe Kombëtarja zgjodhi që të pranojë vendimin e mesfushorit. Jo pak, por pesë herë futbollisti i Bazelit i ka thënë “jo” kuqezinjëve. Të lodhur nga këto përgjigje, trajneri Reja ka vendosur që të mos e grumbullojë më Xhakën në të ardhmen.

Në emisionin “Ora Sport” është folur edhe në lidhje me këtë temë, teksa trajneri Ahmataj është shprehur: “Cilado qoftë arsyeja, duhet të grumbullohesh me Kombëtaren. Ka futbollistë që e marrin rrugën edhe në këmbë kur i thërret Shqipëria. Kjo duhet fryma e Kombëtares”, u shpreh Ahmataj. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online