Renditja/ Në ndeshjen Besa-Lushnja fiton një i tretë, vendos super goli në fundin e ndeshjes

Sfida kryesore e javës së tetë në Kategorinë e Parë mes Besës dhe Lushnjës ka përfunduar me shifrat e barabarta 1-1. Lushnja ishte ne avantazh që në minutën e 13-të, ku Bejko shndërroi në gol një aksion të ardhur të tij. Megjithatë në minutën e fundit, pasi kishin kërkuar me ngulm golin, kavajasit arrijnë te barazojnë në minutën e 92-të të takimit me anë të Zekollit.

Situata në grupin B, bëhet mjaft interesante, teksa Egnatia ka 15 pikë (por një ndeshje më pak), Besa 14 dhe Lushnja 13. Ky barazim nuk i shkon për shtat asnjërës prej skuadrave, të cilat rrezikojnë të humbin terren ndaj Egnatias së vendit të parë që do te luajë nesër përballë Elbasanit. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online