Renditja/ Në mesin e artë, Kastrioti i lë tre ekipet që të përplasen për një biletë

Kastrioti është futur në pozitën e renditjes që mund të konsiderohet padyshim si “mesi i artë”. Krutanët e drejtuar nga ana e Ndreut gjenden 11 pikë larg ndjekësit më të afërt, Apolonisë. Tashmë është komentuar gjatë pjesa se plani i këtij ekipi ka rezultuar gjenial që në nisje të sezonit.

“Le ta marrim maksimumin në javët e para, se në fund do të fitojnë më të mëdhatë”. E në një kampionat ku janë 6 ekipe që pretendojnë për titullin kampion, pjesa e surprizës do të shihet rradhë në Superiore. Pra të gjithë pretendentët do të japin maksimumin e tyre në këto ndeshje të mbetura për të arritur objektivin e vendosur që në nisje të sezonit, titulli kampion.

Kur kjo garë të bëhet e pamundur, atëherë do të tentohet arritja në Europë për të mos hedhur në erë kampionatin. Këtu bëhet fjalë për Vllazninë, Partizanin, Lacin, Teutën, Tiranën dhe Kukësin. Të gjitha këto skuadra do të japin më të mirën e tyre në përballjet kundër vendeve të fundit. E përkëthyer ndryshe, ky është një sinjal i qartë për Apoloninë, Bylisin dhe Skënderbeun se duhet të fitojnë të gjitha përballjet direkte me Kastriotin në mënyrë që të shpresojnë për “mrekullinë”.

Por për momentin duket se këto tre ekipet janë në garë për të vetmen biletë të “Play-Out”. Nga ana tjetër Kastrioti vazhdon që t’i marrë pikë ekipeve pretendente, duke treguar forcën e skuadrës. Për më tepër që nëse ngrihet vështrimi shihet se Kukësi i investimeve të mëdha ka vetëm dy pikë më shumë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *