Mentor Mazrekaj tregon mesazhin dhe prapaskenën me presidentin Demi: Hajde te Partizani!

Mentor Mazrekaj është futbollisti që ka surprizuar më së shumti në këtë kampionat të Superiores. I ardhur pa shumë pretendime pasi kishte luajtur në ligat e ulëta të Kosovës, me besimin e Duros, Mazrekaj ka shpërthyer me golat e shënuara.

Si në formën më të mirë, atëherë kur ishte pjesë e Partizanit dhe tërhiqte gjithë vëmendjen në këmbët e tij. I ftuar në “Fax Sport”, Mazrekaj ka treguar më saktësisht për mënyrën sesi erdhi te Laçi. Në këtë moment është treguar edhe një prapaskenë pasi gjatë shkëmbimit të mesazheve me presidentin Demi ka ardhur edhe një ftesë për te Partizani.

“Me presidentin Demi kam folur duke i thënë se më kishte ardhur një ofertë nga Laçi. Për historinë që kam pasur me Partizanin, i detyrohesha një shpjegim. Në Shqipëri ishte Partizani ekipi i parë që do të vija për të luajtur. Ky ishte mesazhi im për Demin, duke i treguar për interesimin e Laçit. “Përpara se të iki, po ke ndonjë gjë, më thuaj”. Këtë mesazh i dërgova Demit, që më ftoi të vija te Partizani. Merkato në atë kohë ishte e bllokuar te Partizani dhe për këtë arsye shkova te Laci. Më takonte që ta bëja një gjë të tillë pasi kam kaluar vitet më të mira te Partizani. Zhgënjim për mos kalimin te Partizani? Nga njëra anë jo, pasi po kaloj shumë mirë te Laci. Por nga ana tjetër doja që të kthehesha edhe njëherë te Partizani”, tha Mazrekaj. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online