Titujt dhe vitet e shkruara me gërma të arta, tifozët e Juventusit duan hakmarrje për Conte-n

Ndeshja mes Juventusit dhe Interit ka dhuruar më shumë polemika për gjestet e bëra nga ana e trajnerit Conte dhe reagimin e Agnellit sesa për vetë rezultatin e takimit. Tekniku i zikaltërve ka drejtuar gishtin e mesit nga pankina e bardhezinjëve, duke i bërë këta të fundit që të irritohen së tepërmi.

Për këtë arsye tifozët e Juventusit kërkojnë hakmarrjen, duke i këshilluar drejtuesëve që të heqin yllin e Antonio Conte nga Allianz Stadium. Një kërkesë kjo e cila shihet e vështirë për t’u realizuar pasi bëhet fjalë për vite të shkruara me gërma të arta dhe me sukses, teksa vetëm së fundmi Conte i dha tre kampionate radhazi kësaj skuadre duke nisur nga viti 2011-2014, pa harruar edhe dy herë Super Kupën e Italisë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online