Interi po përjeton një sezon të suksëshëm këtë vit, ku 8 javë larg përfundimit të kampionatit ka siguruar një shkëputje prej 11 pikësh me vendin e dytë. Zikaltrit kanë vendosur njërën dorë te titulli nën drejtimin e Antonio Kontes, e për këtë nuk i është dashur as ndihma e arbitrave.
“Calciomercato” ka publikuar ditën e sotme renditjen e skuadrave sipas favorizimeve të gjyqtarëve në këto 30 javë të luajtura deri më tani. Tabela udhëhiqet nga Napoli me 8 vendime në favor dhe vetëm 4 të tilla kundër, ndërsa në fund mbullet me Interin dhe Torinon. Të dyja këto ekipe nuk janë favorizuar asnjëherë nga ana e gjykimit, ndërsa sa i përket vendimeve që kanë rënë në kurriz të tyre, ziklatrit numërojnë 4 të tilla dhe Torino 8./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Renditja (Vendimet në favor, vendimet kundër, diferenca):
Napoli 8-4 (+4)
Fiorentina 6-2 (+4)
Benevento 6-4 (+2)
Lazio 4-2 (+2)
Udinese 5-3 (+2)
Crotone 3 – 1 (+2)
Verona 3 – 1 (+2)
Parma 3 – 1 (+2)
Milan 7-6 (+1 )
Sassuolo 4-3 (+1)
Atalanta 3-3 (0)
Genoa 1-1 (0)
Cagliari 2-2 (0)
Bologna 1-2 (-1)
Roma 4-5 (-1)
Spezia 0-2 (-2)
Juventus 8 – 10 (-2)
Sampdoria 1 – 5 (-4)
Inter 0-4 (-4)
Torino 0-8 (-8 ).