Renditja, Kategoria e Parë/ Mes lotëve dhe protestave, Dinamo është vetëm 3 pikë larg kthimit në Superiore (VIDEO)

Dinamo është vetëm tre pikë larg kthimit në Superiore teksa në ditën e sotme ka fituar një nga ndeshjet më të rëndësishme të sezonit. Kryeqytetasit kanë mundur në shifrat 1-0 Korabin. Goli i vetëm është shënuar nga Kolgega në minutën e 27 teksa aksioni nisi menjëherë dhe kapi në befasi kundërshtarët që po protestonin te arbitri për një faull.

Pas kësaj fitore, Dinamo është në vendin e parë me 44 pikë, e ndjekur nga Burreli me 40 pikë. Kur kanë mbetur edhe dy ndeshje nga fundi i kampionatit mjafton vetëm një fitore e Dinamos për të zyrtarizuar kthimin në Superiore. Menjëherë pas mbylljes së takimit ka pasur lot gëzimi nga njëra anë dhe trishtimi nga ana tjetër.

Pa harruar edhe protestat e Korabit për mënyrën sesi u arbitra teksa u kërkuan dy penallti në favor të miqëve që nuk u dhanë nga kryesori. Nga krahu tjetër Burreli mundi Vorën në shifrat 3-1, ndërsa u zhvilluan edhe dy takimet e vlefshme për Play-Out në grupin A. /Sport Ekspres/

Play-Off Kategoria e Parë Grupi A

Dinamo-Korabi 1-0 Kolgega 27’

Burreli-Vora 3-1 Koleci 11’, Juta 16’, Kurbneshi 18’/ Spahiu 24’

Play-Out Kategoria e Parë

Oriku-Veleciku 3-0 Nuriu 6’, 60′, Nurce 37’

Erzeni-Besëlidhja 1-0 Hyska 11′

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online