Renditja/ Gara për Europë? Luftohet vetëm për vendin e parë, Superiorja e ndarë mes titullit dhe mbijetesës

Kanë kaluar 30 javë kampionat dhe tabela e renditjes ende nuk nxjerr veç një emër për të bërë të vetin titullin kampion. Nëse gjithnjë jemi mësuar që të kemi garë për Kupat e Europës, këtë vit gjërat flasin ndryshe. Të gjithë synojnë vendin e parë. Tirana është vija e mesit që ndak luftën për titull dhe atë për mbijetesë.

Bardheblutë janë vetëm 6 pikë larg kreut dhe petku i kampionit vazhdon t’i joshë, pavarësisht se në tabelë renditen të 5-tët. Ndërkohë Më sipër janë Laçi, Vllaznia, Partizani dhe Teuta, mes të cilave diferencat lënë gjithçka të hapur.

Ndërkohë një garë e fortë luhet edhe në zonën e ftohtë. Kukësi po ndjen rrezik dhe pas rezultateve negative ndjen ekipet ti afrohen, ndërsa Kastrioti, Bylisi dhe Skënderbeu do të luajnë shanset e tyre deri në fund për të siguruar qendrimin në elitë edhe për sezonin e ardhshëm. Në fund të fundit matematika ua lejon./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *