Superiorja ka zhvilluar javën e 33 të saj dhe janë mësuar verdiktet e katër përballjeve. Teuta ka fituar në shifrat 1-2 kundër Kastriotit duke u shkëputur me 4 pikë larg Partizanit, kur kanë mbetur edhe tre ndeshje nga fundi. Megjithatë durrsakët do i duhet që të mbështesin Tiranën në derbi pasi të kuqtë kanë një ndeshje më tepër për të zhvilluar, ku do të luajnë në orën 19:00.
Vllaznia me fitoren e arritur ka barazuar Laçin me pikë, ndërsa situata për mbijetesë është edhe më e bukur. Skënderbeu po vazhdon magjinë me Memellin duke lënë poshtë Bylisin dhe duke arritur Kastriotin me pikët. /Sport Ekspres/