Renditja e Superiores/ Egnatia vazhdon t’u tregojë targën rivalëve, Dinamo futet zyrtarisht në vallen e më të fortëve

Është luajtur java e 23-të e kampionatit “Abissnet Superiore”, që ngriti siparin të shtunën me sfidën Egnatia-Laçi. Ndeshja që u zhvillua në stadiumin “Arena Egnatia”, përfundoi në barazim pa gola 0-0.

Në orën 17:00 u luajtën edhe dy takime të tjera. Në “Niko Dovana” Dinamo City regjistroi fitoren e tretë radhazi në kampionat, pasi mundi Partizanin me rezultatin 2-1. Edhe Vllaznia arriti një triumf tepër të rëndësishëm pasi fitoi në “Loro Boriçi” ndaj Teutës me rezultatin 2-1.

Të dielën u zhvilluan edhe dy takimet e fundit të kësaj jave, në orën 17:00. Në “Air Albania” Tirana barazoi 1-1 me Erzenin, ndërsa Skënderbeu fitoi në Korçë ndaj Kukësit me rezultatin minimal 1-0.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online