Pamje të rënda! Publikohet video kur rrufeja i ndërron jetën futbollistit, tragjendia e madhe ndodh në mes të ndeshjes miqësore

Shumë shpesh shohim skena të pabesueshme nëpër stadiume anembanë botës, dhe tani njëra prej tyre vjen nga Indonezia. Përkatësisht, ekipet e kategorisë së ulët të Bandung dhe Subang kanë luajtur në një ndeshje miqësore dhe gjatë ndeshjes ka ndodhur një tragjedi e madhe.

Rrufeja ka ndodhur dhe një futbollist ka mbetur i vdekur në vend, ndërsa një tjetër ka mbetur i lëndruar. Gjithçka është regjistruar nga kamerat dhe detajet janë vërtet shqetësuese. Askush nuk e priste që diçka e tillë mund të ndodhte dhe më pas të krijonte kaos. Shumë futbollistë filluan të ikin, e disa vrapuan për të ndihmuar të lënduar.

Në fund ka ndërruar jetë një 35-vjeçar i cili ka dhënë shenja jete edhe pas goditjes së rrufesë dhe njëkohësisht i është grisur tërësisht fanella. Ai u transferua shpejt në spital, mjekët bënë gjithçka për ta shpëtuar, por nuk ia dolën. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online