Renditja e Superiores/ Bylisi nuk zgjohet nga ëndrra e bukur, Vllaznia e pafuqishme në shtëpi

Bylisi është surpriza e bukur e kësaj Superiore dhe po vazhdon të tregojë nivel të lartë në elitën e futbollit shqiptar. Këtë herë duke mundur me rezultatin 0-1 në transfertë Vllazninë. Goli do të vinte në minutën e 16 nga Janku. Shumë ofendime dhe shishe do të mbërrinin nga tifozët në drejtim të kryesorit të takimit, pasi pretendonin një pozicion jashtë loje.

Faktikisht, do të ishte pikërisht Ziri që do të ndërronte vendimin e anësorit, që e quajti golin e Bylisit si pozicion jashtë loje. Kjo pasi te krosimi nga goditja e dënimit, topi që do të mbërrinte te Janku, erdhi nga kundërshtari.

Topi ishte devijuar nga mbrojtësi i Vllaznisë, Marku dhe gjithçka ishte e rregullt. Shkodranët do të provonin me të gjitha forcat e tyre barazimin e rezultatit, por Hidi dhe fati ishin kundër tyre. Tashmë është Bylisi që kalon në vendin e dytë me 20 pikë, duke grumbulluar vetëm 1 pikë më pak se Partizani. /Sport Ekspres/

 

Vllaznia: Sherri, Lekaj, Shehi, Malota, Ualusimbi, Marku, Krymi, Kruja, Lika, Zogaj, Shtubina

Bylis: Hidi, Ymeraliaj, Goxha, Janku, Ndreca, Mëllugja, Ntepe, Bajramaj, Murataj, Qardaku, Guindo

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online