Intervistat/ Jonuz shpërthen pas humbjes: Të gjithë më kanë sulmuar, ku është problemi juaj?

Vllaznia-Bylis ishte ndeshja që përmbylli javën e 11 të Superiores, me shifrat që u mbyllën 0-1. Ajo që vendosi gjithë historinë e përballje ishte goli i Jankut. Mes aq shumë polemikave dhe ofendimeve për pozicion jashtë loje, por vendimi i kryesorit Ziri ishte i drejtë, për t’ia akorduar goli Bylisit. Ndërkohë më poshtë mund të ndiqni edhe intervistat e dy trajnerëve pas ndeshjes për “Supersport”:

Dovedan (Bylis): “Ka qenë një problem i madh sot në lojën e sulmit. Ishte një nga ndeshjet tona më të dobëta. Kemi pasur 20 raste në kundërsulm, por asnjë prej tyre nuk kemi arritur që t’i zgjidhim. Krahu i majtë, i djathtë apo qendra kanë gabuar. Mund të ikim larg, por pa luajtur bukur, nuk mundemi. Guindo është jashtë formës që kur goditi kokën në Gjirokastër”.

Jonuz (Vllaznia): “Ne kishim një nervozizëm në lojë. Arbitri nuk dha mbështetje as në faulle për ne. Nuk dua të merrem me golin, që ishte apo jo pozicion jashtë loje. Arbitrat e kanë mbështetur Tiranën, Partizanin. Por cili ishte problemi me Vllazninë? Kam ardhur këtu që para tre muajsh dhe të gjithë donin të më sulmonin. Trajnerët e akademive, ish-futbollistë, figura të njohura dhe të gjithë vetëm po më sulmonin. Ku është problemi këtu? Unë dua mbështetje. Nëse është problemi te mua, atëherë më thoni. E them edhe njëherë që kishte shumë situata që arbitrat nuk dhanë faull. Qardakut i mohuan një penallti, çfarë është kjo? Nuk kam tension dhe kam eksperiencën e duhur. Unë do të vazhdoj të jem këtu dhe do të përpiqem të ndryshoj Vllazninë”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online