Renditja e pagave, PSG merr “fronin” e milionerëve

Në futboll është bërë gjithnjë e më e rëndësishme të shpenzosh, pa fund, për të blerë lojtarët më të mirë dhe për të fituar gjithçka. Shihni Realin e Madridit, që nuk prodhon thuajse asgjë vetë, por merr më të mirët në qarkullim, me pak përjashtime. Paraja e madhe prej pak vitesh, gjithsesi, nuk është më në Spanjë dhe as që bëhet më fjalë për Italinë. Skena i përket Anglisë, me shumë klube që shpenzojnë shifra që deri para një dekade do të mbanin gjallë gjysmën e kampionateve të Europës. Mançester Siti i sheikëve edhe këtë verë shpenzoi pa fund, por gjithsesi klubi që ka shpenzuar më shumë në Europë për pagat këtë sezon është Paris San Zhermeni. Klubi francez është për herë të parë kryesues në renditjen e klubeve me pagat më të çmendura, dhe për këtë meritë ka natyrisht Nejmari, i cili ka “rrjepur” sheikët, ose më saktë u ka marrë ndonjë fuçi nafte më shumë, se nuk është se u dhembin shumë milionat e brazilianit. Ja dhe renditja e plotë, përpiluar nga Daily Mail…

  1. PSG – 317 milionë euro (Më i paguari, Nejmar: 600 mijë euro në javë)

Lideri i ri i futbollit evropian dhe natyrisht edhe atij botëror. Pas blerjes së Nejmarit, vetëm paga e tij prej më shumë se 36 milionë euro në sezon mjafton për të ndryshuar ekuilibrat e futbollit, të paktën në listëpagesa, sepse mbetet ende për t’u parë nëse PSG do ta fitojë Champions League, fiksimi i sheikëve. PSG e ka marrë fronin e pagave pikërisht me një lëvizje, duke zbritur në vendin e dytë Barcelonën.

  1. Barcelona – 294 milionë euro (Më i paguari, Lionel Mesi: 558 mijë euro në javë)

Largimi i Nejmarit u duk një goditje fatale, por Barcelona për momentin ka humbur vetëm fronin e klubit me pagat më të larta, sepse në fushë duket edhe më mirë se në të shkuarën. Gjithsesi, në janar apo në verë Barcelona do të shpenzojë për ndonjë lojtar niveli dhe mund ta kalojë PSG-në, që nga ana e vet ka nevojë të shesë.

Lionel Messi is Barcelona's top earner and expect more investment from them in January
  1. Mançester Junajtid – 294 milionë euro (Më i paguari, Pol Pogba: 323 mijë euro në javë)

Prej vitesh Mançester Junajtid është kthyer në një klub që shpenzon pa fund dhe jep paga kolosale, pasi ka fitime të jashtëzakonshme dhe përballon lehtësisht shpenzimet.

  1. Chelsea – 279 milionë euro (Më i paguari, Eden Hazard: 223 mijë euro në javë)

Ashtu si Barcelona, Çelsi këtë verë ka menduar më shumë të shesë, duke përfshrië rebelin Diego Kosta. Konte ankohet për mungesën e blerjeve të mëdha, nuk ka faj.

Chelsea's payments are likely to dip, but Eden Hazard is still on an impressive £200,000

  1. Mançester Siti – 272 milionë euro (Më i paguari, Sergio Aguero: 245 mijë euro në javë)

Pep Guardiola ka në plan të pushtojë Anglinë dhe Europën, por kjo kushton. Pas ardhjes së tij buxheti i pagave është rritur me 25%, por nuk do të ndalet me kaq.

  1. Real Madrid – 267 milionë euro (Më i paguari, Cristiano Ronaldo: 407,000 mijë euro në javë)

Shitja e disa lojtarëve dhe asnjë afrim i bujshëm nuk është normal për Realin. Niveli i pagave ka rënë, ashtu si rezultatet në fushë.

  1. Bajern Mynih – 262 milionë euro (Më i paguari, Robert Levandovski: 178,000 mijë euro në javë)

Në nivel pagash, Bajerni është tashmë në nivelin e Realit. Këtë verë janë afruar lojtarë interesantë dhe Hames Rodrigez kushton goxha, por më i paguari mbetet Levandovski.

Robert Lewandowski is Bayern Munich's best paid player as they push for European success

  1. Arsenal – 234 milionë euro (Më të paguarit: Mesut Ozil, Aleksis Sançez, 167,000 mijë euro në javë)

Nëse është pas ekipeve të Mançesterit, apo Çelsit, në nivel pagash, është e qartë që e ka tepër të vështirë të qëndrojë sipër tyre në Premier Ligë. Shto pastaj problemet e zakonshme të Arsenalit dhe Vengerit…

Midfielder Mesut Ozil is one of two Arsenal players who are both on £150,000-per-week

The German's fellow contract rebel Alexis Sanchez also earns the same figure as Ozil

  1. Liverpool – 234 milionë euro (Më i paguari, Filipe Kutinjo: 223,000 mijë euro në javë)

Një vit më parë Liverpuli ishte mbi Mançester Sitin në listën e pagave vjetore. Kohërat po ndryshojnë dhe jo për mirë për Liverpulin, që mund të humbasë së shpejti edhe Kutinjon.

Philippe Coutinho is the best paid player at Liverpool but he may not be long for Anfield

  1. Juventus – 167 milionë euro (Më i paguari, Gonzalo Higuain: 145,000 mijë euro në javë)

Nëse ende nuk e kuptoni pse Juventusi nuk fiton Champions Lleague dhe pse Seria A është kthyer në mediokre, shihni sa shpenzon klubi më i pasur në Itali.

Juventus dominate Italian football but their wage bill does not come close to top English sides

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online