Futboll ndërkombëtar nuk është luajtur këtë vit, por Shqipëria e ka ngjitur një shkallë në renditjen mujore të FIFA-s, sepse është ngjitur në vendin e 58-të në botë, duke ndërruar vendet me Korenë e Jugut, ndërsa kemi vetëm një pikë më pak se Norvegjia.
Ndërkaq, një vend ngjit edhe Kosova, që tashmë është në vendin e 176-në botë, pasi Malajzia ka humbur disa vende në renditje.
Në krye të renditjes nuk ndryshon gjë, me Gjermaninë, Brazilin e Portugalinë që mbeten në podium, por Polonia ka grumbulluar disa pikë dhe tashmë ka barazuar Spanjën në vendin e gjashtë në botë.