Voca u grumbullua me Shqipërinë, por: Zgjodha atdheun tim, Kosovën

Idriz Voca, për ata që nuk e njohin, është një mesfushor 20-vjeçar, i cili ka lindur në Zvicër, por prindërit i ka nga Kosova. Pjesë e ekipit të parë te Lucerna prej sezonit të shkuar, mesfushori me tipare shkatërruese është stërvitur me Shqipërinë në një grumbullim për zbulimin e talenteve, por tashmë ka zgjedhur të luajë për Kosovën. Jo për atë U-21, sepse e ka refuzuar, por direkt tek ekipi i parë, që ishte edhe kushti i tij për të pranuar ftesën. Pak a shumë si historia e Lorik Canës me Shqipërinë, por Voca edhe pse e quan zgjedhje zemre, duke folur për zviceran “Blick” praktikisht pranon se zgjodhi Kosovën për të luajtur rregullisht, mundësi që nuk ia ofronte Zvicra, por as Shqipëria e Panuçit.

Dua të luaj për atdheun tim. Kjo është çështje e zemrës. Është një ëndërr e realizuar. Mundësia që ta shfaq talentin tim te Kosova është më e madhe. Në Zvicër ka shumë lojtarë të rinj dhe të talentuar që duhet mbështetur. Kam qenë vetëm në një grumbullim stërvitor me Kombëtaren e Shqipërisë, jo më shumë. Unë jam shqiptar i Kosovës dhe kjo është arsyeja pse e kisha më të lehtë zgjedhjen”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online