E bujshme/ Kalimet mes Tiranës dhe Partizanit nuk janë më mit, Sherif Kallaku kalon në anën tjetër të kryeqytetit

Nëse më herët kalimet nga Tirana te Partizani apo e anasjellta konsideroheshin si mit, tashmë është thyer. Sherif Kallaku është prova e radhës që e dëshmon këtë gjë.

Sipas asaj që raporton “Newsport”, mesfushori është gati për të kaluar te Tirana dhe për të zëvendësuar Totren. Në sezonin e fundit ky lojtar ishte pjesë e Partizanit, pa arritur të ngrihet në lartësinë e pritshmërive.

Lokomotiva e Zagrebit nuk e ka më në planet e së ardhmes dhe pritet që të heq dorë përfundimisht nga kartoni i Kallakut. Një lëvizje e ngjashme u realizua edhe me Hotin që pasi u la i lirë, u largua te Partizanit pasi më herët ishte pjesë e Tiranës. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online