Marek Hamshik do të mbahet mend për dekada me radhë, pasi nga sot ai është një “legjendë” e gjallë te skuadra napolitane. Edhe pse skuadra nuk arriti që të merrte rezultatin dëshiruar ndaj Kievos, ishte një takim shumë secila për sllovakun.
Ishte ndeshje e 513 për Hamshik, i cili në këtë mënyrë u bë lojtari me më shumë ndeshje te ekipi Napolit. Para ndeshjes, Lorenco Insinje i dha një fanellë me numrin 512 shokut të skuadrës, po aq sa dhe numri i ndeshjeve të luajtura me Napolin. Më parë ky rekord i veçantë mbahej nga Xhuzepe Bruskoloti me 511 ndeshje në të gjitha garat.
Duartrokitje në stadium, duke respektuar një prej lojtarëve që ka dhënë shumë për skuadrën që përfaqëson që nga viti 2007. Gjasat janë që Hamshik të vendosë një rekord të paarritshëm, pasi është vetëm 31 vjeç e duke parë që në Napoli ndihet mirë vështirë se do të ndryshojë ambient.