Gatuzo nuk e bën dramë: Gjëra që ndodhin, Ibra? Le të presim…

Trajneri i Milanit, Xhenaro Gatuzo, foli para mikrofonit të “Sky Sports” pas përfundimit të ndeshjes ndaj Lacios. Tekniku italian u shpreh i lumtur me paraqitjen skuadrën e tij, pavarësisht golit të pësuar në minutat e fundit të takimit.

GOLI NË FUND – “Diçka që ndodh, kur je në avantazh në minutat e fundit. Diferencën e bëri Açerbi, i cili na hapi shumë punë me forcën e tij fizike. Tani duhet të shikojmë përpara dhe të shpresojmë që të rikuperojmë disa nga lojtarët e dëmtuar. Nuk pres lajme të mira në javët në vazhdim.

“Skuadra e tejkaloi veten në disa momente të caktuara të lojës. Ka qenë e mrekullueshme të përgatisja djemtë për këtë takim. Nuk duhet të tregohemi të nxituar me lojtarët e dëmtuar, atyre do t’u duhet kohë”.

IBRAHIMOVIÇ ? – “Na duhet të presim, por tani duhet të jem i përqendruar te lojtarët që kam dhe se çfarë duhet të bëj me këta lojtarë. Nuk ka kuptim të mendosh për tani. Më duhet ta përgatis skuadrën time sa më mirë të jetë e mundur”, përfundoi tekniku i Milanit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online