Rekorde merkatoje, çmenduritë e klubeve dhe 5 transferimet më të shtrenjta

Seria A kërkon shkëlqimin e dikurshëm, por sigurisht që nuk arrihet me buton. Gjithsesi shpenzimet këtë verë kanë qenë të mëdha, me Juventusin që ka qenë një hap para të tjerëve, duke shpenzuar më shumë se të gjitha klubet.

Kristiano Ronaldo është transferimi më i shtrenjtë. Bardhezinjtë paguan 117 milionë euro te Reali i Madridit, shifër kjo më e lartë se totali i shpenzuar nga çdo klubi i Serisë A këtë verë. Në total Juventusi ka shpenzuar 256.9 milionë euro.

Në podium renditen Roma dhe Milani. Verdhekuqtë kanë investuar 110.6 milionë euro, kurse kuqezinjtë 97 milionë. Sikurse edhe shihet, Milani ka shpenuar dy herë më pak se një verë më parë. Bilandi është i rëndësishëm.

Dy milionë më pak (95 milionë euro) ka shpenzuar Napoli që renditet i katërt. Interi sigurisht është në pesë klubet që kanë shpenzuar më shumë në Itali. Zikaltrit për merkaton kanë hedhur 89.5 milionë euro. Por cilat janë pesë blerjet më të shtrenjta në Serinë A këtë verë. “Sport Ekspres” ua servir me atë fotogalerisë së mëposhtme.

[Best_Wordpress_Gallery id=”139″ gal_title=”5 blerjet me te shtrenjta ne Serine A”]

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *