Partizani do të luajë një miqësore luksi në Air Albania. Të kuqtë do të presin Romën në datën 12 gusht, me ndeshjen që fillon në orën 20:00. Blerja online e biletave po vazhdon, ndërsa tani ka nisur edhe shitja në dyqane fizike, te biletaria e Selman Stërmasit dhe në dy ditët e fundit do të shiten edhe te biletaria e “Air Albania”.
Por deri tani, “Top Channel” raporton se janë shitur rreth 5000 bileta. Një numër shumë i madh i biletave të shitura dhe i interesimit, duke ditur se ka ende shumë ditë deri në zhvillimin e këtij takimi që sipas të gjitha gjasave, do të shoh një stadium të stërmbushur. /Sport Ekspres/