Drejtuesit e Interit kanë besim të verbër te Kristjan Asllani, nuk kuptojnë dot as Inzagin

Inzagi ishte shumë pranë shkarkimit nga Interi. Situata shpërtheu te zikaltërit si kurrë më parë në dhomat e zhveshjes, teksa lojtarët kishin konflikte jo vetëm me trajnerin, por edhe me njëri-tjetrin.

Kështu drejtuesit e Interit po prisnin përfundimin e Champions League dhe më pas të merrnin vendimin e shkarkimit të Inzagit. Por për shkak të fatit sesi shkoi sezoni i vjetshëm me ekipet jo të zakonshme që shkuan deri në fund të rrugëtimit, Interi ia doli që të mbërrinte në finale të kompeticionit më të njohur në Europë.

Për këtë arsye, Inzagi siguroi vendin sërish. Ndërkohë sa i përket Kristjan Asllanit, ka një mendim të ndarë te Interi. Drejtuesit e zikaltërve kanë besim të verbër te mesfushori shqiptar dhe nuk e kuptojnë dot as trajnerin sesi i jep aq pak minuta aktivizimi.

Jo më kot edhe në momentin që Brighton e kërkoi transferimin e shqiptarit, Interi i ktheu përgjigjen e qartë: “Vetëm një ofertë e çmendur do të na bëjë që të heqim dorë”. Asnjë vlerë tjetër normale nuk do të bëjë të mundur shitjen e Asllanit, pavarësisht se Inzagi nuk zgjedh që ta aktivizojë.

Madje edhe në ndeshjet miqësore të ditëve të fundit, Kristjani e nis sërish nga stoli duke dhënë mesazhin e qartë se trajneri nuk do ta ketë në plan të parë as në këtë edicion. Pritet që të shohim sesi do të shkojë ecuria, por ideale do të ishte nëse Interi do të ndryshonte trajnerin sa i përket të mirës së mesfushorit të Shqipërisë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online