“Reja krijoi mitin e Brojës, lu.fta e ftohtë i bëri mirë të dyve“, Dede i kthehet ndeshjes me Spanjën: Goli i dytë ishte për të qarë

Nevil Dede ishte i ftuar në panelin e emisionit “Skaner“ në “MCN TV“, ku ka folur për ekipin tonë kombëtar. Trajneri i Erzenit shprehet se problematikat e krijuara më parë mes Brojës dhe Rejës duket se kanë shërbyer për mirë, pasi sipas tij tashmë sulmuesi 20-vjeçar është kthyer në një mit dhe ka fituar zemrat e tifozëve.

“Reja me ato problematika që u shfaqën me mënyrën se si menaxhoi Brojën, krijoi një mit. Pra, Broja sot është një mit për tifozët e Kombëtares, sidomos për fëmijët shqiptarë. Kjo ka pritshmëri shumë të mëdha dhe besoj një përqindje shumë e madhe e tifozëve shqiptarë që ishin në stadium ishin prej këtij miti të ndërtuar. U bë pak si lu.ftë e ftohtë, por që në fund fare i bën mirë si Brojës, ashtu edhe Kombëtares sonë.

Po të analizosh golin e dytë është për të qarë. Sepse ka shpenzuar Dani Olmo minimalisht një sekondë e pak për të marrë topin, për t’u kthyer dhe për t’u matur. Kur ne kishim minimalisht 8 lojtarë poshtë linjës së topit”, ka thënë Nevil Dede./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online