“Reina nuk mu duk aq fenomenal“, ndihmës-trajneri i Shqipërisë i del në mbrojtje Strakoshës: Të kthehet numri një

Strakosha apo Reina? Kjo ka qenë dilema e trajnerit Inzagi javët e fundit. Portieri shqiptar prej një kohe të gjatë nuk luan në portë, fillimisht prej problemeve fizike dhe Covid-19, ndërsa edhe pas rezultimit negativ në tampon nuk është kthyer sërish mes shtyllave.

Kjo nuk i ka pëlqyer krahut të djathtë të Edi Rejas, Serxho Porinit, i cili në një intervistë për “TMW Radio“ është shprehur se dëshiron që gardiani kuqezi të jetë sërish zgjedhja e parë në portë për bardhekaltrit. Më tej shton se një konkurencë kaq e madhe për rolin e portierit nuk i bën asnjëherë mirë askujt dhe Inzagi duhet t’i ketë të qarta idetë për zgjedhjen e parë.

“Strakosha pati disa vështirësi nga ana fizike. Ai kishte Covid dhe asnjëherë nuk është e lehtë kur kthehesh për të fituar vendin e titullarit menjëherë. Mendoj se është vetëm një moment. Gjithashtu Reina nuk mu duk aq fenomenal, sidomos në Champions League. Shpresoj që Strakosha të rikthehet të jetë numri një, për Lacion dhe për veten e tij.

Ai nuk duhet të demoralizohet, por të stërvitet si zakonisht. Shqetësimi i vetëm është se kur kam parë kaq shumë konkurencë në portë në të shkuarën, në fund nuk i ka bërë ndonjë të mirë askujt. Roli i portierit është i veçantë dhe duhet shumë qartësi”, ka thënë Serxho Porini./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online