VIDEO/ Këtë herë himni i Champins-it dëgjohet në gjunjë, PSG-Bashaksehir e nisin me mesazh kundër racizmit

PSG-Bashaksehir është duke e luajtur ditën e sotme, teksa të dyja skuadrat braktisën fushën e lojës gjatë mbrëmjes së djeshme. Një rast i papreçedentë ky në një kompeticion si Champions League që erdhi si rrjedhojë e gjuhës raciste të përdorur nga gjyqtari i katërt i takimit në drejtim të Uebo. Skuadrat kanë zbritur sërish sot në orën 18:55 në “Parc de Prince”, ndërsa e kanë nisur përballjen e tyre me një mesazh kundër racizmit.

Këtë herë himni i kampionëve është dëgjuar në gjunjë. Të gjithë lojtarët së bashku me arbitrat janë vendosur pranë njëri-tjetrit me njërin gju në tokë dhe njërin grusht të ngritur lart. Një gjest ky që u bë simbol i luftës kundër racizmit që pas vrasjes së Xhorxh Flojd nga policia amerikane disa muaj më parë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online