Rei Manajn e kërkojnë përsëri në Spanjë, klubi ku mori hapin e madh në kampionatin spanjoll nis kontaktet me sulmuesin

Rei Manaj përfundoi në mënyrë konsensuale kontratën e tij me Uatfordin. Sulmuesi shqiptar është lojtar i lirë dhe është në kërkim të një skuadreje të re për të vazhduar karrierën e tij. Në Spanjë raportojnë se Albasete ka nisur kontaktet me 25-vjeçarin. Një ekip të cilin Manaj e njeh mjaft mirë, pasi ka mbajtur më parë veshur fanellën e tij.

Me Albaseten sulmuesi i Kombëtares kuqezi mban kujtime pozitive, pasi prej aty bëri edhe hapin e madh duke u bërë pjesë e Barcelonës. Skuadra spanjolle aktualisht luan në La Liga 2, ku mban vendin e 6 me 45 pikë të grumbulluara. Albasete është në zonën “play off” për t’u ngjitur në La Liga, ndërsa kreu i renditjes është vetëm 7 pikë larg./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online