VIDEO/ Tifozi godet lojtarin dhe ky i fundit ia kthen me të njëjtën monedhë, futbollisti përfundon ndeshjen pa nisur ende

Situata ka dalë jashtë kontrolit në Kolumbi. Ndeshja mes Tolimas dhe Millionarios-it prodhoi skena që nuk i përkasin një takimi futbolli. Në qendër të vëmendjes ishte Daniel Catano. Ky i fundit u largua nga Tolimas për te Millionario-si në verë dhe tifozët nuk e kishin harruar ende “tradhëtinë“ e tij. Njëri prej tifozëve të Tolimasit arrin të hyjë në fushë dhe të godasë Catano-n nga pas. Por ky i fundit nuk e ka menduar dy herë t’ja kthejë me të njëjtën monedhë. Lojtari ndjek tifozin nga pas dhe e shtyn përtokë, duke bërë që më pas të ndërhyjnë forcat e sigurisë së stadiumit dhe futbollistët e skuadrave.

Edhe arbitri vendos të thojë fjalën e tij për këtë ngjarje, duke i nxjerrë kartonin e kuq Catano-s. Futbollisti i Millionarios-it e përfundon ndeshjen pa nisur ende. Këto zhvillime sollën pakënaqësinë e lojtarëve të klubit kolumbian, që më pas vendosën të braktisnin ndeshjen për shkak të mungesës së sigurisë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online