Rei Manaj shpallet më i miri nga tifozët e Specias, sulmuesi në garë për të fituar “Shqiponjën Mbretërore”

Rei Manaj ka nisur të kapë ritmin e duhur me Specian. Vështirësitë e përshtatjes tashmë duket se janë lënë pas dhe sulmuesi shqiptar po zë vendin e tij në formacion me klubin italian. Pas paraqitjes pozitive me Interin erdhi edhe goli i parë në Serinë A kundër Sasuolos.

Në sondazhin e hapur pas çdo ndeshjeje nga faqja zyrtare e Specias në “Facebook”, Manaj votohet si më i miri i ndeshjes për duelin kundër Sasuolos. Kjo e fut lojtarin e Kombëtares shqiptare në garë për të fituar “Shqiponjën Mbretërore”. Ky i fundit është një çmim që jepet pas çdo sezoni nga klubi i Specias për të shpallur lojtarin më të mirë të sezonit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Renditja për çmimin “Shqiponja Mbretërore”:

3 afirmime: Bastoni, Maggiore, Verde
2 afirmime: Provedel
1 afirmim: Erlic,Kovalenko, Manaj, Nzola, Sala

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *