Vllaznia tronditi Partizanin kur më pak i duhej, kalendari i kthen të kuqve makthet e krizës

Vllaznia mori një fitore minimale 1-0 kundër Partizanit ditën e djeshme, ku vendosi ai gol i Latifit në minutën e 28 të takimit. Në momentin kur të kuqtë dukej se kishin gjetur ritmin e kampionatit, shkodranët i japin një tjetër tronditje. Diferenca me Tiranën kryesuese tashmë shkon 12 pikë, ndërsa Europa gjendet 5 pikë larg.

Kundër Partizanit duket sikur punon edhe kalendari, i cili i kthen skuadrës së Dajës makthet e krizës së rezultateve. Ky vit kalendarik mbyllet me tre sfida delikate për të kuqtë, teksa do u duhet të zhvillojnë dy derbi dhe një përballje me Kukësin.

I pari në radhë qendron Dinamo, që në datë 12 do të kërkojë patjetër një rezultat pozitiv, duke marrë parasysh krizën në të cilën gjenden në këto javë. E ku më mirë se në derbi mund të vijë ndryshimi. Më pas në stadiumin e sapo rikonstruktuar i pret Kukësi, që me strategjitë e Longos ka treguar se është një nga rivalët më të vështirë të këtij sezoni. Ndërsa në fund viti do të mbyllet me supersfidën e kampionatit shqiptar, Partizani-Tirana.

Mbetet për tu parë nëse Partizani do të shkojë me një arsye më shumë për të festuar në festat e fundvitit, apo këto të fundit do i kalojë duke menduar çfarë ka shkuar keq dhe si mund të shpëtohet nga kjo gjendje./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online