Arbitri, tifozët që shkelin rregullat dhe tani…”sfera”! Diskutimi për ndeshjen e Shkodrës, përse Vllaznia “i zhduku” topin për 45 minuta Partizanit?

Vllaznia-Partizani është një nga ato ndeshje që nuk e tradhton kurrë pritshmërinë. Ndryshe nga derbi apo të tjera përballje që në letër duken të forta dhe në fushë rezultojnë zhgënjyese për tifozët, në një sfidë mes Vllaznisë dhe Partizanit ka pasur gjithmonë spektakël, dramë dhe emocione të forta. E për këtë arsye, të dy ekipet meritojnë një duartrokitje.

Në rastin e fundit ishin shkodranët që dolën fitimtarë me golin e Latifit. Në fakt, Vllaznia duket se po ia merr disi dorën Partizanit dhe ka gjashtë ndeshje të fundit pa humbur kundër tyre në përballjet direkte. Siç jemi mësuar tashmë në Shqipëri, gjithmonë pas një humbje faji i vishet arbitrit. Në disa raste me të drejtë dhe shpeshherë duke e ekzagjeruar dhe tejkaluar limitin, por rrallëherë duke dëgjuar kritika për skuadrën dhe për të shpjeguar se çfarë nuk është bërë mirë.

Deri tani, Ndreu rezulton i vetmi trajner që pas ndeshjes flet me emra dhe arsye konkrete se çfarë nuk shkon te skuadra që drejton dhe jo duke komentuar vetëm gjykimin. Në një ndeshje të shkuar mes Vllaznisë dhe Partizanit e luajtur në kohë e COVID-19, ku stadiumet sapo kishin nisur të hapeshin, të kuqtë u ankuan dhe ia veshën humbjes pranisë përtej numrave të lejuar tifozëve në Shkodër.

Këtë herë Ilir Daja është shprehur se në 20 minutat e fundit, topat u zhdukën në Shkodër dhe kjo i uli ritmin Partizanit. Gjithashtu trajneri i kryeqytetasve ka thënë se Partizani është i vetmi ekip që e ka mbajtur Vllazninë në transfertë për 45 minuta në mesfushë. Por në fakt, ende nuk është prekur pikëpyetja e madhe: “Përse Vllaznia e “zhduku topin” për 45 minuta ndaj Partizanit?”. Edhe për vetë sasinë dhe numrin, 45 është më e madhe se 20, praktikisht më e rëndësishme.

Ndeshja mund të shkonte në favorin e Vllaznisë që në minutën e 5, por Teqja do të bënte mrekullinë. Në fundin e pjesës së parë ishte rasti i pabesueshëm për mënyrën sesi u shpërdorua nga Gjurgjevic dhe topi që nuk u bind pa prekje, por shkoi në shtyllë pa dyfishuar rezultatin. Në këto 45 minuta, Partizani nuk arriti të bënte qoftë edhe një goditje të vetme në portë, pa e parë as fanellën e parë të Zogovic dhe as të dytën, që e ndërroi pas 20 minutash loje.

Por çfarë ndodhi në pjesën e dytë? Mjafton që t’i hidhni një vështrim edhe përmbledhjes së rasteve më të rrezikshme nga “Supersport”. Partizani shfaqet për herën e parë te Zogovic me Tedi Carën. Pikërisht rasti kur Jonuzi i fali rastin e pastër për gol me gabimin në pasim dhe Krymi sakrifikoi veten duke u ndëshkuar me karton të kuq.

65 minuta për t’u shfaqur për herë të parë dhe të komplimentosh ekipin vetëm për presingun lart, për më tepër Partizanin e emrave të mëdha, sigurisht që kjo pjesë lë vend për diskutim. Goditja e parë dhe e vetme në portë nga Partizani do të vinte në minutën e 80 me Esat Malën, atje ku duhet ndërhyrja shpëtimtare e Zogovic. Ndërkohë tentativa e dytë e Malës, vetëm katër minuta më pas, nuk mund të quhet si rast i rrezikshëm për sa kohë konkretizimi ishte një top që kaloi edhe reklamat e stadiumit dhe ku rrezja e portës ishte e zënë nga lojtarët e Vllaznisë.

Pra qartësisht vihet re se 45 minutëshi i Vllaznisë ishte një dominim total me 3 raste të pastra që u krijuan para portës kundërshtare dhe për më tepër, me 11 lojtarë në fushën e lojës. Ndërkohë dy mundësitë e prodhuara nga Mala janë shumë pak për të treguar barazinë në fushën e lojës, pavarësisht rezultatit. Jo vetëm për shkakun se shkodranët ishin me 10 lojtarë, por edhe për inercinë e lojës, Partizani do të ishte logjikisht skuadra që do të kërkonte më shumë portën kundërshtare pasi Vllaznia nga ana tjetër kërkonte të ruante shifrat, 1-0. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online