Rei Manaj nuk ia doli të debutonte, por shfaqet në La Liga lojtari tjetër i Shqipërisë që u prodhua nga katalanasit

Rei Manaj nuk ka debutuar ende në La Liga, megjithëse ishin të mëdha pritshmëritë në përballjen kundër Sociedad. Koeman zgjodhi që t’i besonte Braithëate dhe danezi ia shpërbleu besimin me dy gola të shënuara. Por nga krahu tjetër një tjetër futbollist i Shqipërisë dhe që ka dalë nga akademia e katalanasve ka debutuar në elitën e futbollit spanjoll.

Bëhet fjalë për Ivan Balliun që e nisi si titullar në përballjen e Rayo Vallecanos kundër Seviljës. Ndeshja është ende duke u luajtur dhe portat janë të paprekura. Mbetet të shihet sesi do të jetë performanca e Balliut që i bashkohet debutimit të Keidi Bares në La Liga me Espanjolin. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *