VIDEO/ Barcelona feston me 4 gola ikjen e Mesit! Depay turpëron kundërshtarët, Alba humb rastin që në “Play Station” thyhet doreza

Barcelona e ka zhvilluar ndeshjen e parë në La Liga për këtë sezon dhe njëkohësisht të parën pa Lionel Mesin. Katalanasit po vazhdojnë që ta tregojnë ashtu si edhe në miqësoren kundër Juventusit se janë shkollë futbolli. Ekipi i Koeman fitoi në shifrat 4-2 falë golave të Pique dhe Robertos, pa harruar dopietën e Braithëate. Depay ishte magjia e vërtetë në fushën e lojës duke turpëruar kundërshtarët me lëvizjet e tij, për t’i lënë në disa raste të shtangur në vend.

Ndërkohë Jordi Alba ka humbur një rast të pastër, nga ato ku në “Play Station” thyhet doreza. Pas disa kombinimeve fantastike të lojtarëve të Barcelonës, Jordi Alba doli i vetëm para portierit dhe bëri më të vështirën për të dërguar topin jashtë. Sa i përket Rei Manajt, sulmuesi shqiptar nuk është aktivizuar në këtë takim dhe debutimi i tij në La Liga do të shtyhet për në tjetër rast. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online