Rei Manaj e thotë hapur tani: Dua të luaj me ekipin e parë të Barcelonës, falë Zotit ika nga Albasete

0

Rei Manaj ka ndërmarrë një aventurë të re në karrierën e tij, teksa hodhi firmën për të qenë pjesë e Barcelonës B. Shumë pati nga ata që e gjykuan sulmuesin për zgjedhjen e bërë. Madje e cilësuan edhe si një hap pas, duke pasur parasysh faktin se do të shkonte nga kategoria e dytë spanjolle në një kategori më poshtë.

“Kam disa objektiva që dua t’i mbaj me veten” do të ishin fjalët që Manaj do të thoshte në prezantimin e tij te skuadra e re, ndërsa tani ka vendosur që këto objektiva t’i thotë hapur për të gjithë. Futbollisti shqiptar ka deklaruar se dëshira e tij është që të luajë me ekipin e parë të Barcelonës, që tashmë i mungon Suarez dhe zëvendësuesi për të ende nuk është gjetur. Gjithashtu, Manaj ka zbuluar edhe detaje të tjera nga ky transferim, ku tregon se Albasete nuk dëshironte të hiqte dorë prej tij, por që fatmirësisht për të një marrëveshje u arrit.

“Është diskutuar për këtë transferim që në fillim të janarit. Unë mora ofertën që për mua ishte zgjidhja më e mirë dhe më pas vendosëm. Albasete nuk donte që unë të largohesha, por falë Zotit gjetën një marrëveshje. Mendoj se skuadra duhet të ngjitet në Ligën e Dytë. Për momentin mendoj për ekipin tim. Do të dëshiroja të isha me fat për të luajtur me ekipin e parë, por tani po mendoj për këtu”, ka thënë Rei Manaj./Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.