LAJM I FUNDIT/ Napoli arrin akordin me Veronën për lojtarin e Shqipërisë, por Kumbulla do…Interin!

Një lajm i minutës së fundit vjen nga Italia, atje ku në orët e fundit do të kemi shumë zhvillime për Marash Kumbullën. Ky i fundit kërkohet nga ekipe me shumë emër pas këtij gjysmë sezoni fantastik që ka zhvilluar me Veronën.

Gazetari i njohur dhe eksperti i merkatos në Itali, Alfredo Pedulla, ka treguar se ku është gjendja për mbrojtësin e Shqipërisë. Sipas tij, Napoli ka arritur akordin me Veronën dhe oferta është pranuar nga vetë presidenti i ekipit, Aurelio De Laurentis. Megjithatë dëshira e futbollistit shqiptar duket të jetë për t’iu bashkuar Interi.

“Aurelio De Laurentis ka arritur marrëveshjen e plotë me Veronën për Kumbullën. Atëherë bëhet fjalë për 15 milionë euro dhe 5 milionë bonuse, por në këtë rast nuk ka ende një marrëveshje me vetë lojtarin. Ndërkohë që në rastin e Interit, ka gjetur marrëveshjen dhe dakortësinë e Kumbullës, por nuk po gjen gjuhën e përbashkët me Veronën”, ka thënë Pedulla. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online