Ngec rinovimi për Thomas Strakoshën, portieri shqiptar humb derbin me Romën dhe sheh ofertat

Në sezonin e shkuar, Thomas Strakosha ishte lojtari i paprekshëm te Lacio. Duke luajtur thuajse në çdo ndeshje të vetme për të mërzitur edhe portierin e dytë të lacialëve, Proton, që nuk kishte asnjë mundësi të vetme për të treguar vlerat e tij dhe për të konkurruar me portierin e Kombëtares. Te Lacio menduan se mënyra më e mirë që Strakosha të përmirësohej më tepër ishte transferimi i një portieri me shumë eksperiencë në arenën europiane. Për këtë arsye u nënshkrua me Pepe Reinën, gardianin 38-vjeçar që kishte si qëllim kryesor që të rriste Strakoshën.

Por pas infektimit me COVID të portierit shqiptar, Reina erdhi për të marrë gjithë vëmendjen. Tashmë për Inzagin nuk ka asnjë dyshim sa i përket portierit që i ofron më shumë siguri. Mediat në Itali kanë raportuar se Strakosha nuk e ka duruar dot këtë përmbysje të hierarkisë duke lënë dorezat në tokë dhe duke shkuar në shtëpi, për të braktisur stërvitjen që më pas do të njoftohej nga Lacio si dëmtim.

Ende nuk dihet saktësia e këtij informacioni por me siguri mund të thuhet se Pepe Reina do të jetë titullar edhe në ndeshjen e radhës së Lacios. Nuk bëhet fjalë për një përballje normale pasi do të luhet në derbin kundër Romës, një nga më të nxehtët në Europë. Së fundmi është “Gazzetta.it” që raporton se rinovimi me Strakoshën ka ngecur dhe se portieri shqiptar po sheh me kujdes ofertat për të në mënyrë që të largohet në merkaton e janarit. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online