“Refuzova Chelsea-n dhe Milanin”! Iu kujtohet zbulimi i Panuçit? Egli Kaja: Vij në Superiore për të mëdhatë

Iu kujtohet Egli Kaja? Sulmuesi 23-vjeçar dhe i formuar në shkollat angleze të futbollit do të bënte jehonë të madhe në Shqipëri pas ftesës së mbërritur në kohën e Panuçit. Më tepër për fjalët e tij të dashurisë karshi fanellës kuqezi pasi në fushën e lojës nuk janë parë vlerat e lojtarit nga Ferizaj.

Karriera nuk i ka shkuar aspak mirë edhe për shkakun e dëmtimeve të shumta. Në një intervistë për “Fansat e Futbollit Shqiptar”, Kaja është shprehur se ka refuzuar Chelsea-n dhe Milanin, ndërsa tani kërkon që të vijë në Superiore me një ekip që pretendon titullin.

Egli rreth dy vite pa luajtur më një ndeshje zyrtare. Çfarë ka ndodhur me ju, mos jeni lodhur nga dëmtimet e shumta dhe keni vendosur të lini futbollin?

Jo nuk e kamë lënë futbollin por gjatë këtyre dy viteve të fundit kam pësuar dy dëmtime tepër të rënda, njëra më mbajti thuajse 6 muaj larg fushave ndërsa tjetra 1 vit, tashmë jam mirë po lë pas një periudhë të vështir jam duke u stërvitur rregullisht për të qenë gati për sezonin e ri.

Thatë se jeni gati për sezonin e ri, ku do t’ju shohim të luani a ke pasur bisedime me ndonjë klub gjatë kësaj periudhe?

Kam pasur kontakte me disa klube në ligat e ulëta në Angli, por për momentin asgjë konkrete të shohim cfarë do të ndodh.

A është Superiroja në Shqipëri si një opsion për ju?

Po patjetër, është një ligë e fort ku nëse tregon veten mund të shkosh në një kampionat më të fortë. Unë jam ende shumë i ri dhe dua të ringrihem sërish për të pasur mundësin të luaj në liga të forta. Dëshira ime është të ri gjej formën time në Shqipëri, por vij vetëm për klubet e mëdha.

Përpara pak vitesh thirreshit në Kombëtare, në kohën kur Shqipëria drejtohej nga Panucci, si ishte ai moment pêr ju?

Grumbullimi me Kombëtaren është ngjarja më madhore që më ka ndodhur deri më tani, kam luajtur në league one dhe në kampionatin skocez, por ftesa nga Kombëtarja ishte një ëndërr për mua sidomos për faktin se isha ende mjaft i ri vetëm 20 vjeç, por kjo ëndërr nuk u përmbushur tërësisht pasi s’munda të debutoja.

Në të kaluarën i keni shënuar dhe Tottenham U21 në një ndeshje të “çmendur” të fituar nga ju me shifrat 4-3. Cilat janë kujtimet?

Goli ndaj Tottenham ishte një emocion mjaft i bukur, un barazova përkohësisht shifrat në dy me dy më pas sfida do të mbyllej 4 me 3 për ne, ishte një ndeshje fantastike. Në atë periudhë shumë klube të mëdha interesoheshin për mua ku do vecoja Chelsin, por edhe Milanin të cilët më ofruan kontratë për të nënshkruar me të rinjtë e Milanit, pasi bëra dhe një provë. Por për shkak të distancës dhe universitetit që po ndiqja ku fitova bursë nuk desha të largohesha nga qyteti im”, u shpreh Kaja. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *