Refuzoi kombëtaren për lindjen e djalit, kërcënohet mbrojtësi i Junajtid!

Suedia e nisi me katër pikë fazën eliminatore të grupeve për kualifikimin në Euro 2020. Kombëtarja nordike mposhti Rumaninë në shtëpi me rezultatin 2-1, ndërsa mbrëmë përfundoi në një barazim të çmendur 3-3 derbi kundër Norvegjisë.

Viktor Lindelof nuk ka pranuar të luajë në këto dy ndeshje. Maja Nilson, gruaja e tij, ka qenë duke lindur dhe mbrojtësi i Junajtid ka dashur t’i gjendet pranë në momentin më të lumtur të çiftit.

Maja ka sjellë në jetë një djalë, ndërsa disa persona kanë menduar t’i prishin sadopak gëzimin e madh lojtarit. Lindelof është kërcënuar dhe ka marrë mesazhe urrejtje! Shkaku? Fakti që ka refuzuar kombëtaren për të ndjekur nga afër ardhjen në jetë të djalit të tij. Megjithatë, lojtari i “Djajve të Kuq” nuk është i vemti që ka marrë mesazhe të tilla.

Federata suedeze ka denoncuar në polici, ndërsa shefi i sigurisë së ekipit, Martin Fredman, ka sqaruar situatën e krijuar. “Jemi të vetëdijshëm për mesazhet e dërguara lojtarëve tanë. Kemi kontaktuar me policinë. E gjitha nisi në momentin kur Vixhi (Lindelof) refuzoi të luante në këto dy ndeshje. Ne kemi një plan dhe i kemi gjërat në kontroll. Do të bisedojmë me të gjithë lojtarët”, përfundoi Fredman.

 

View this post on Instagram

 

Livet ropade.

A post shared by Victor Lindelöf (@victorlindelof) on

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online