Trajneri i Veronës flet për Kumbullën dhe Rrahmanin: Ka pak tension! Duan kontrata milionerësh

Verona është kthyer në një surprizë të bukur në “Seria A” duke rezultuar më konkurruese sesa u mendua me nisjen e kampionatit. Kjo skuadër ka marrë edhe një barazim 1-1 ndaj Milanit në “San Siro”, atje ku Marash Kumbulla ka shkëlqyer, por një provë të mirë bëri edhe Amir Rrahmani.

Këta dy lojtarë dhe Amrabat kanë qenë më të kërkuarit në merkaton e janarit dhe vetëm mbrojtësi i Shqipërisë nuk u shit, pasi nuk dëshironte Napolin që i bëri ofertë zyrtare dhe gjeti akordin me Veronën, por donte vetëm Interin.

Nga ana tjetër Amrabat ka gjetur akordin me Fiorentinën, ndërsa Rrahmani me Napolin, që do t’i bashkohen menjëherë në fundin e sezonit. Gazetarët në Itali i kanë bërë një pyetje me shumë llogjikë trajnerit të Veronës, Juriç, duke kërkuar të dinë sesi është që të trajnosh dy lojtarë që tashmë janë të shitur, por edhe për Marash Kumbullën, që e duan shumë ekipe të njohura.

“Po ka pak tension. Ata e kanë pasur sepse është e qartë që duan të shkojnë në klube të tjera më të forta dhe ku bëhen kontrata milionerësh. Në këtë moment fitojnë më pak se të tjerët dhe është normale që donin të largoheshin. Por këto emra janë shumë serioë dhe të lidhur me skuadrën tani”, ka thënë Juriç. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online