“Redon Xhixha është një futbollist i madh”! Lojtari tjetër në Azerbajxhan flet për krahasimin mes kampionateve: Futbolli këtu është thuajse njësoj si në Shqipëri

Jo vetëm Redon Xhixha, në Azerbajxhan luan edhe një tjetër futbollist shqiptar, Belajdi Pusi. Ky i fundit është pjesë e Turan që ndodhet në mesin e renditjes në elitën e futbollit të Azerbajxhanit. Në një intervistë të fundit për mediat vendase atje, Pusi ka treguar pak nga ndryshimi mes këtij kampionati dhe atij në Shqipëri, por ka prekur edhe temën “Redon Xhixha”.

“Ka shumë gjëra të ngjashme mes kampionateve në Shqipëri dhe në Azerbajxhan. Mund të them vetëm se ndeshjet këtu luhen më shpejt. Në përgjithësi, siç ju thashë, janë të ngjashme. Redon Xhixha? Kam marrëdhënie të mirë me të, jemi shok, flasim shpesh me njëri-tjetrin. Ne takohemi kur jemi në Baku. Xhixha është një djal i mirë dhe futbollist i madh. I uroj suksese në Karabak, mendoj se do të jetë i suksseshëm”, tha Pusi. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online