Realizoi kryeveprën mahnitëse në Suedi, trajneri i AIK për Jasir Asanin: Do e kisha larguar nëse do të ishte keq

Nga Klaudio Ndreca

Jasir Asani ka marrë besimin e drejtuesve të AIK, për të zgjatur marrëveshjen së bashku deri në fundin e muajit gusht. Lojtari shqiptar kaloi një moment të vështirë pasi nuk arriti të shpaloste vlerat e tij në Suedi, teksa kampionati u pezullua për shkakun e Koronavirusit.

Muajit ishin duke ikur dhe kontrata e huazimit mes Partizanit dhe AIK ishte duke u mbyllur. Por fatmirësisht për Asanin, në Suedi u treguan të duruar për të pritur edhe pak. Në ndeshjen e djeshme atje ku u fitua me rezultatin 0-2 ndaj Orebros, Asani ka dhuruar një perlë nga distanca, për të tundur rrjetën. Ndërkohë trajneri i AIK, Norlind, është shprehur i kënaqur me formën e dhuruar nga ana e këtij futbollisti.

“Bukur, Asani kishte nevojë për një gjë të tillë. Për faktin se nuk dihej ende kontrata e tij, humbi diçka nga besimi që kishte te vetja. Tani është duke luajtur në një rol që Erick Otieno do të gjendej nëse nuk do të ishte dëmtuar. Është e lehtë që të nisësh dhe të mendosh shumë gjatë, por Asani nuk e bëri këtë gjë. Kështu duhet dhe mendoj se ka bërë mirë, në të kundërt nuk do të kishte qëndruar në fushë nëse nuk do të mendoja në këtë mënyrë sepse është rol me rëndësi”, tha Norlind. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online