Realizohet takimi Gjyrezi-Vucaj, mesfushori shumë pranë akordit

 

Shkodrani mund të rikthehet në shtëpi. Marrëveshja është shumë pranë. Mbetet të diskutohen edhe kushtet kontraktuale

Gaspër Marku

Pritej prej ditësh një takim i tillë Gjyrezi-Vucaj, por për arsye të ndryshme objektive ai nuk është bërë i mundur të realizohet. Por, më së fundmi, takimi që kishte për qëllim bisedën për mundësinë e veshjes kuqeblu të mesfushorit shkodran është zhvilluar pasditen e së premtes. I cilësuar si një ndër mesfushorët më të spikaturit të kampionatit shqiptar, shkodrani Vucaj, ka vendosur t’i  japë fund aventurës shumë vjeçare me skuadrat e tjera të futbollit shqiptar duke zgjedhur të luajë për ekipin e qytetit të tij, aty ku lindi dhe u rrit si futbollist. Për rikthimin e Vucajt në Shkodër prej kohësh ka dhënë pëlqimin e tij edhe trajneri Armando Cungu, madje nga sa thuhet emri i mesfushorit ka qenë në listën e tekniku që në hapje të merkatos, por për hir të së vertetës ai që e ka penguar këtë proces ka qenë vete Vucaj, i cili fillimisht u tha se kishte vendosur të luante edhe një sezon me laçjanët, por befas planet u rrokullisen. Tashmë Vucaj është zyrtarisht dhe përfundimisht larg Laçit. Ai kërkohet edhe nga ekipe të tjerë, por për të pista kryesore është Vllaznia. Ndaj, për këtë arsye ai ka pritur deri dje realizimin e takimit me administratorin Astrit Gjyrezi. Një takim që nga sa thuhet ka shkuar mirë. Në fakt, burimet thonë se nuk është se është marrë ndonjë vendim, por pozitive është se të dy palët janë shprehur vullnet mirë për konkretizimin e saj që të gjithë presin në Shkodër, veshjen e tij si kuqeblu. Duke qenë se ka takimi në fjalë realizohet për herë të parë mes palëve, në tavolinë janë hedhur edhe shifrat financiare që Vucaj kërkon në këmbim të zyrtarizimit të tij si futbollist i Vllaznisë. Përgjithësisht, është konsideruar një takim pozitiv, apo më së shumti një hap pozitiv i Vucajt drejt konkretizimit të marrëveshjes, por për të vendosur përfundimisht është lënë një takim tjetër i dytë që pritet të realizohet brenda dy-tre ditësh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *