Jakovljeviç nuk premton, por Flamurtari i ri e bind plotësisht

Mbrojtësi nuk gjykon nga rezultatet e miqësoreve: Po bëhemi gati për të arritur diçka të rëndësishme në kampionatin e ardhshëm

Elton Nika

Ivan Jakovljeviç, është një nga lojtarët që qëndruan në Vlorë, pavarësisht ndryshimeve të shumta që u bënë në kampin e Flamurtarit. Mes largimeve dhe afrimeve, që nuk ishin pak, mbrojtësi që luan në krahun e djathtë, por edhe në qendër, fitoi simpatinë e të gjithëve në Vlorë për grintën dhe karakterin në fushë. Jakovljeviç nënshkroi në janar për një vit e gjysmë me vlonjatët dhe cilësohet një nga lojtarët titullarë të Flamurtarit për sezonin, që starton pas gati dy javësh. Për përgatitjet dhe gjendjen e skuadrës mbrojtësi mendon se çdo gjë po shkon mirë, pavarësisht humbjes së fundit në miqësore: “Në ndeshjen miqësore me Apollonin jam aktivizuar në pjesën e dytë. Gjatë kësaj periudhe trajneri është duke parë gjendjen e të gjithë lojtarëve, me qëllimin që të jemi sa më shpejt gati. Në Greqi jemi prej gati dy javësh dhe jemi duke mbyllur me sukses fazën përgatitore. Janë ndeshjet miqësore ato që vlejnë shumë për skuadrën në këto momente dhe përballjet e tilla nuk na kanë munguar. Do të thosha se rezultati është gjëja e fundit, që duhet të shohim në të tilla ndeshje. Ndoshta është theksuar shpesh, por ë mendoj se kjo fazë ka mjaft rëndësi për të qenë gati sapo të startojë kampionati. Ne kemi një ndeshje shumë të rëndësishme me Skënderbeun, por kemi ende kohë dhe pas kthimit në Vlorë do të mendojmë për të”, – shprehet mbrojtësi, që disponon edhe pasaportën kosovare.

NDRYSHIMI – Për Flamurtarin e sezonit të ri, që të gjithë e presin shumë më ndryshe në lojë e rezultate, Jakovljeviç thekson: “Kampionati i kaluar nuk ishte ai që prisnim dhe dëshironim të gjithë te Flamurtari, por ndikuan një sërë faktorësh. Vetëm në fund e kemi siguruar qëndrimin në Superligë. Askush nuk e dëshiron më një kampionat të tillë. Ne që jemi sërish pjesë e Flamurtarit, por edhe që kanë ardhur, nuk do të lejojmë që të përsëritet ai sezon. Nuk dua të bëj premtime apo deklarata, por thjesht them se me skuadrën që kemi, do të shihni një Flamurtar shumë më cilësor. Kemi lojtarë shumë të mirë në përbërje. Thjesht duhet që të gjithë të japim maksimumin, kur të zbresim në fushë. Europa duhet të jetë minimalisht një objektiv i realizueshëm për këtë Flamurtar. Megjithatë, të shohim javë pas jave. Jam plotësisht i sigurt se do të jetë një Flamurtar ndryshe. Në Vlorë jam ndjerë gjithmonë i vlerësuar dhe jam i lumtur që jam sërish pjesë e Flamurtarit. Këtë sezon do të luajmë për diçka të rëndësishme”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online