Reali i Madridit i është bashkuar garës përkrah Mançester Sitit dhe Liverpulit, për yllin e Serisë A. Pas paraqitjeve me Napolin, Piotr Zielinski është shndërruar në një prej mesfushorëve më të mirë të kampionatit italian.
Loja e tij nuk ka kaluar pa u vënë re nga klubet më të mëdha europiane. Liverpuli e ka vendosur prej kohësh në listën e dëshirave, por tentativat e “Reds” dolën huq, pasi lojtari rinovoi kontratën në “San Paolo”.
Napoli po provon me të gjitha mënyrat t’a mbajë Zielinskin në skuadër, me klauzolën që mendohet se është mbi 110 milionë euro. Por, klubet e interesuara mund të paraqesin një ofertë që De Laurentis nuk do të ishte në gjendje ta refuzonte. Me forcën e tyre financiare, Reali i Madridit, Mançester Siti dhe Liverpuli do t’i japin jetë një ankandi multi-milionësh.