Reali i Madridit po mendon prej kohësh për sezonin e ri dhe pritet të jetë një ndër klubet më aktiv në merkaton e verës. Ndeshja e fundit e sezonit u mbyll ditën e djeshme dhe tashmë përgatitjet për sezonin e ri kanë nisur konkretisht.
Përforcimi i parë duket se ka ardhur nga brenda kontigjentit, teksa klubi “Los Blancos” ka rinovuar kontratën me Toni Kros. Mesfushori gjerman është një ndër pikat kyçe të madrilenëve dhe kontrata e tij e re do të jetë e vlefshme deri në vitin 2023.
Comunicado Oficial: renovación de Toni Kroos.#RealMadrid | #HalaMadridhttps://t.co/ohPQrtL0EV
— Real Madrid C.F.? (@realmadrid) May 20, 2019
Konfirmimi erdhi dhe nga klubi, që në faqen zyrtare lëshoi një komunikatë ku njoftonte rinovimin me 29-vjeçarin, i cili ishte përfolur dhe për një largim të mundshëm, por tashmë pikëpyetjet janë shuar.