Reali nis sulmin për Hazard, zbulohet oferta e parë e Perez

Eden Hazard nuk e shikon të ardhmen e tij te Çelsi. Sulmuesi belg ka refuzuar ofertat e vazhdueshme për rinovim nga blutë e Londrës dhe është e qartë se ëndrra e Hazard është transferimi te Real Madrid.

Kontrata e 28-vjeçarit mbaron në qershor të 2020-ës, por me shumë gjasa drejtuesit e Çelsit do të detyrohen ta shesin lojtarin e talentuar këtë verë për të shmangur ikjen me kosto 0.

Sipas “The Sun”, në zyrat e Çelsit ka ardhur oferta e parë zyrtare për Hazard. Florentino Perez ka ofruar 82 milionë euro për kartonin e belgut, shifër kjo që me siguri nuk do të pranohet nga rusi Roman Abramoviç.

Sipas së njëjtës medie, raportohet se çmimi që kërkon Çelsi për të lënë të lirë belgun është 115 milionë euro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online