Reali mendon pasuesin e CR7, ja kandidatët e mundshëm

Real Madrit duhet të mendojë për pasuesin e Kristiano Ronaldos. Kampionët e Europës duhet të mendojnë për të mbuluar boshllëkun që ka krijuar largimi i portugezi, edhe pse duket një mision shumë i vështirë.

Fakti që ishte deklaruar prej kohësh një largim i mundshëm i 33-vjeçarit ka pasur dhe emra të shumtë që janë përfolur për ta pasuar. Kilian Mbape dhe braziliani Nejmar janë dy nga lojtarët që kuotohen si kandidatët e mundshëm për të zbarkuar në Madrid.

Gjithsesi, Reali duhet që të bëjë shumë sforco financiare pasi bëhet fjalë për dy lojtarë që janë të rinj në moshë dhe PSG vështirë se do t’i lëshojë për shifra të vogla. Kujtojmë që parisienët blenë Nejmarin për afro 222 milion eurosh. Në anën tjetër është Mbape që është vetëm 19 vjeç dhe normalisht PSG e sheh si një minierë ari.

Me shumë gjasa rekordi i transferimit të Nejmar do të thyhet me transferimin e pasusit të Ronaldos në Madrid.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online